Enkelejd Joti është dorëhequr nga detyra e tij si drejtor i Përgjithshëm i “RTSH”-së.
Mësohet se arsyeja e dorëheqjes është një post i ri.
Joti do të emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes.
Më 15 nëntor 2021 u zgjodh drejtor nga Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Publik Shqiptar me votim të fshehtë të 9 anëtarëve të Këshillit Drejtues me tre të pestat e votave.
Enkelejd Joti ka mbajtur më herët postin e drejtorit të përgjithshëm të “Top Media”-s, për 12 vjet rresht, që nga 2003-shi deri në dhjetor të 2015-ës kur ai dha dorëheqjen.
Ai ka kryer studime në fushën e ekonomi-financës, teksa më herët ka mbajtur edhe detyrën e nëndrejtorit të Përgjithshëm të “TVSH”-së.
Nga viti 2017, ai ka qenë drejtori i ri i Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, e ndërsa pas arrestimit të ish-drejtorit Thoma Gëllçi, për korrupsion me tenderat, ai mori pjesë në garën për të drejtuar “RTSH”-në, ku u shpall fitues dhe mori 7 nga 9 vota të Këshillit Drejtues.