“U arrit objektivi, nuk ramë nga Kategoria”/ Trajneri i Lushnjes Klevis Dalipi habit me deklaratën: Edhe me Valbonën është e vështirë

Sezoni i Lushnjes në Kategorinë e Parë ishte për tu harrruar. Ekipi lagunar e mbylli në vendin e 9-të dhe është në zonën e Play-Outit ku do të përballet me Valbonën. Trajneri Klevis Dalipi mendon se nuk do ta kenë të lehtë me tropojanët, ndonëse ishin përgatitur për të luajtur ndeshjen shtesë me pogradecarët.

“Valbona dhe Pogradeci meritojnë respekt, pasi nuk erdhëm më kot deri këtu. Nuk bëj dot dallime se kë do të kisha dashur përballë. Nëse do ta mbyllnim në vend të 10-të do të diskutonim qëndrimin me Pogradecin, ndërsa tani na takon të luajmë me Valbonën. Ne nuk jemi Barcelona, ndaj nuk mund të themi që tani e kemi më të lehtë.”

Related posts

FOTO/ “A ma jep stadiumin për dasmë”, Alban Xhaferi ironizon keq kryebashkiakun Benet Becin: Do ftoj teze, hallë dhe daja…

Dinamo me fat, kalon në raundin e dytë të Conference League pa luajtur; zbulohet shuma financiare që përfiton

E FUNDIT/ Rrufe në qiell të hapur, presidenti i klubit vendos të largohet nga klubi i Superiores: Kam vendosur të hap një kapitull të ri në jetën time…