U arrestua në lokalin pranë banesës, publikohet momenti kur Gjici mbërrin në komisariat (VIDEO)

Agjentet e Byrosë Kombëtare të Hetimit arrestuan pasditen e kësaj të shtune ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici nën akuzën “Korrupsionit pasiv”.

Euronews Albania ka siguruar dhe pamjet e momentit kur ish-kryebashkiaku shoqërohet në Drejtorinë e Policisë. Nga ku më pas është shoqëruar për në bllokun e sigurisë te “Mine Peza”.

Burime bëjnë me dije se GJKKO ka caktuar masë arresti për Gjicin. Në 16 qershor të njëjtën ditë kur u publikua skandali seksual i Gjicit në zyrën e bashkisë, SPAK nisi hetimet për ish-kryebashkiakun e shkarkuar. Ai u arrestua këtë pasdite nga policia teksa ndodhej në një lokal poshtë shtëpisë së tij.

5 ditë më parë Byroja Kombëtare e Hetimit sekuestroi serverin e kamerave të sigurisë në Bashkinë e Kukësit, për llogari të hetimeve të nisura ndaj ish-kryetarit të bashkisë së Kukësit. Prokuroria e Posaçme hapi çështje penale kryesisht me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” ndaj Safet Gjicit, pas publikimit të videos më 16 qershor 2023.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën