“Turpi iu mbuloftë”/ Demokratët “masakrojnë” Tabakun, si po u shërben “patericave” të Ramës

Jorida Tabaku, një ndër personazhet e politikës shqiptare, e cila ka përfituar jo pak nga përfshirja në politikë, duke marrë  poste apo karrige pa shumë mund, tashmë është rreshtuar hapur në krah të humbësve. Edhe pse u kanë sjellë demokratëve katastrofa elektorale në gati nëntë vite.

Por, ashtu si “Sudja” që shkatërroi paratë e shqiptarëve, duket se edhe Tabaku & Co, nuk kanë ndalen në shkatërrimin e Partisë Demokratike.

Por, ndërkohë që nga njëra anë vijon të qëndrojë në krah të atyre që në gati nëntë vite shkatërruan e përçanë PD-në, duke dështuar çdo kauzë, nga ana tjetër Jorida Tabaku tenton t’u hedhë hi syve demokratëve me “opozitë” në rrjetet sociale.

Në fakt, se sa opozitare është Tabaku u pa në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, i cili u mbyll me teatrin e Ramës dhe Veliajt, që duket se shkuan në komision me pyetje të parapërgatitura.

Së fundi, në një postim në faqen e saj, por që është publikuar edhe në faqen e PD-së, që vazhdon të mbahet peng nga Lulzim Basha, Jorida Tabaku shkruan se nuk ka të ardhme për shqiptarët përtej BE-së.

Sipas Tabakut, data kur Shqipëria do të anëtarësohet në BE, nuk do të vijë kurrë me Edi Ramën në pushtet.

Por, pas këtij postimi, demokratët i janë “vërsulur” me komente Tabakut, të cilën e akuzojnë se po mbështet “patericat” e Edi Ramës.

Jorida shko aty ku është shumica..se të ardhme nuk ka as me Ramën, as me dy patericat e Rames në PD Enkelejdin dhe Gazin”-shkruan një qytetar.

Më tej, një tjetër shkruan “Turp nuk keni. Po se të plasi ty për shqiptarët”.

Po ashtu një tjetër qytetar shkruan “Ramën në pushtet ju po e mbani e nderuar Zonjë, sepse për të rrëzuar Ramën nga pushteti ka 1001 arsye, por për të tërhequr duzinën e vagonave (popullin) duhet të jesh lokomtivë e fortë serioze dhe e besueshme”.

Gjithashtu një qytetar shkruan “Ju po e mbani në pushtet. Jeni të kapur dhe të shitur”.

Më poshtë disa nga komentet:

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Pas Big Brother Vip, Ilnisa Agolli anëtarësohet në Partinë Socialiste?! Ja fotot pas “Lali Erit” dhe Lindita Nikollës!

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij