Jorida Tabaku, një ndër personazhet e politikës shqiptare, e cila ka përfituar jo pak nga përfshirja në politikë, duke marrë poste apo karrige pa shumë mund, tashmë është rreshtuar hapur në krah të humbësve. Edhe pse u kanë sjellë demokratëve katastrofa elektorale në gati nëntë vite.
Por, ashtu si “Sudja” që shkatërroi paratë e shqiptarëve, duket se edhe Tabaku & Co, nuk kanë ndalen në shkatërrimin e Partisë Demokratike.
Por, ndërkohë që nga njëra anë vijon të qëndrojë në krah të atyre që në gati nëntë vite shkatërruan e përçanë PD-në, duke dështuar çdo kauzë, nga ana tjetër Jorida Tabaku tenton t’u hedhë hi syve demokratëve me “opozitë” në rrjetet sociale.
Në fakt, se sa opozitare është Tabaku u pa në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, i cili u mbyll me teatrin e Ramës dhe Veliajt, që duket se shkuan në komision me pyetje të parapërgatitura.
Së fundi, në një postim në faqen e saj, por që është publikuar edhe në faqen e PD-së, që vazhdon të mbahet peng nga Lulzim Basha, Jorida Tabaku shkruan se nuk ka të ardhme për shqiptarët përtej BE-së.
Sipas Tabakut, data kur Shqipëria do të anëtarësohet në BE, nuk do të vijë kurrë me Edi Ramën në pushtet.
Por, pas këtij postimi, demokratët i janë “vërsulur” me komente Tabakut, të cilën e akuzojnë se po mbështet “patericat” e Edi Ramës.
“Jorida shko aty ku është shumica..se të ardhme nuk ka as me Ramën, as me dy patericat e Rames në PD Enkelejdin dhe Gazin”-shkruan një qytetar.
Më tej, një tjetër shkruan “Turp nuk keni. Po se të plasi ty për shqiptarët”.
Po ashtu një tjetër qytetar shkruan “Ramën në pushtet ju po e mbani e nderuar Zonjë, sepse për të rrëzuar Ramën nga pushteti ka 1001 arsye, por për të tërhequr duzinën e vagonave (popullin) duhet të jesh lokomtivë e fortë serioze dhe e besueshme”.
Gjithashtu një qytetar shkruan “Ju po e mbani në pushtet. Jeni të kapur dhe të shitur”.
Më poshtë disa nga komentet: