Sezoni i fundit me Sivasspor, Rey Manaj drejt transferimit te një tjetër klub turk

turke

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi në mediat turke, teksa bëhet me dije se Rey Manaj mund të jetë zëvendësuesi ideal i Ciro Immobile-s te klubi turk Besiktas. Sulmuesi italian pritet t’i japë fund aventurës së tij në Superligën turke në fund të sezonit, teksa drejtuesit duan të përforcojnë  linjën e sulmit me Rey Manaj-n.

Bëhet me dije se drejtuesit e Besiktas-it po planifikojnë të ulen në tavolinë me drejtuesit e Sivassporit, për të transferuar Manajn në fund të sezonit.  Nëse arrihet një marrëveshje, sulmuesi shqiptar do ta veshë fanellën bardhezi nga sezoni i ardhshëm.

Vetë lojtari kishte deklaruar pak javë më parë se shihte veten gati për të dhënë kontributin në një nga katër klubet kryesore turke: Galatasaray, Fenerbahce, Besiktas dhe Trabzonspor. “Jam i bindur se mund të bëj diferencën edhe atje”, ishin fjalët e tij. Rey Manaj ka shprehur hapur pakënaqësitë e tij ndaj klubit. Sulmuesi shqiptar ka dhënë një intervistë për gazetën turke “Fanatik”, ku ka shpjeguar situatën e vështirë që po përjeton te Sivaspori. Në 24 javë kampionat, Rey Manaj ka shënuar 7 gola dhe ka asistuar 2 herë.

LEXO ME SHUME:Rey Manaj nuk e pranon zëvendësimin, del nga fusha e lojës duke sharë trajnerin (VIDEO)

Related posts

Klasi mbi gjithçka! Robert Lewandowski ngushëllon lojtarët e Shqipërisë pas fitores (video)

Ëndrra shuhet në Varshavë! Shqipëria përmbyset nga Polonia, vendosin Lewandowski dhe Zielinski (video)

O sot, o kurrë! Shqipëria përballë provës më të madhe, Sylvinho surprizon me rreshtimin (FORMACIONI)

Comments are closed

Add Comment