Turbina zhvilloi dje takimin ndaj Gramshit e vlefshme për “Play-Offin” e Kategorisë së Dytë. Një përballje me rivalitet dhe intensive ku 90 minutat përfunduan me rezultatin 1-1. Gjoka për cërrikasit shënoi në minutën e 7’, ndërsa Baku nga penalltia u tregua i saktë në minutën e 57’. Ekipi i Gramshit siguron kështu qëndrimin në Kategorinë e Dytë, ndërsa Turbina do të përballet në finale me Partizanin B.
Në lidhje me këtë përballje, ekipi cërrikas pati shumë protesta, për mënyrën sesi arbitri Mikele Dyrmishi gjykoi, duke i mohuar penallti Turbinës. Trajneri Xhynejt Çutra u shfaq i acaruar pas ndeshjes duke u shprehur se ky arbitër u tall me djersën e djemve.
DEKLARATA E XHYNEJT ÇUTRËS
“Ekipi e interpretoi mirë ndeshjen, ishte një ndeshje e dominuar nga ne. Po ta shohim kishte shumë raste, ishte arbitri që ndikoi në këtë përballje. I keni pamjet filmike dhe mund ti shikoni sesi një kamikaz si Mikele Dyrmishi na merr në qafë. Gjithë këtë djersë që kemi hedhur ne sportistët dhe unë bashkë, po ashtu dhe presidenti vjen dhe e hedh poshtë. Nuk e di si merr guximin dhe e bën ndeshjen si do vetë. Na ka mundur arbitri dhe jo Gramshi”, përfundoi trajneri i Turbinës Xhynejt Çutra.