EKSKLUZIVE/ Tirana ndez merkaton, eksperiencë kampioni zbarkon në kryeqytet

Tirana

Tirana po lëviz në merkato edhe pse ajo ka përfunduar, duke zyrtarizuar një mesfushor dhe ai është mesfushori boshnjak Rijad Kobiljar, i cili do të mbajë peshën e mesfushës bardheblu në gjysmën e kampionatit. 29-vjeçari vjen si zëvendësues i Alvarez, i cili u largua drejt Kosta Rikës për arsye familjare, pas tragjedisë së rëndë që i ndodhi vajzës së tij.

Kobiljar është një emër i njohur në futbollin europian, me eksperiencë të konsiderueshme në disa kampionate. Ai ka fituar titullin kampion në Slloveni me Olimpija Ljubljana, duke qenë pjesë e një skuadre dominuese në elitën sllovene. Mesfushori boshnjak shquhet për vizionin e lojës, qetësinë me topin dhe aftësinë për të organizuar repartin e mesit.

Së fundmi, Kobiljar është aktivizuar në Turqi me Sakaryaspor, ku ka qenë një element i rëndësishëm në mesfushë. Me këtë transferim, Tirana synon të rrisë cilësinë dhe eksperiencën në ekip, për të shpëtuar sezonin.

LEXO ME SHUME:Çmime “miks” nga tribuna në tribunë, Partizani publikon çmimet e biletave për derbin

Related posts

FSHF del me NJOFTIM zyrtar, ja çfarë do të ndodhë me Kukësin dhe Butrintin për Kategorinë e Parë

Penalltitë “tradhtojnë” Kukësin, Bylisi B feston ngjitjen (video)

Sherr në ndeshjen e Play-Outit, ndeshja mbyllet me grushte mes lojtarëve (video)