Trup perfekt si të JLO? Sekreti është tek kjo “pije magjike” që duhet ta konsumoni çdo mëngjes!

Kush është ajo që nuk do të donte trupin e Jennifer Lopez, shto këtu edhe faktin që ikona e muzikës është 52 vjeçe!

Me një fizik që duket si 20-vjeçare, Jennifer ka treguar shpesh se i përkushtohet shumë shëndetit të saj si me ushqimet ashtu edhe me aktivitetin fizik.

Këngëtarja ka pohuar se ndjek një dietë të ekuilibruar, ndërsa rëndësi të veçantë i jep mëngjesit.

Jeniffer Lopez e nis ditën me një “Pije magjike”, që ka si përbërës kryesor boronicën dhe mjedrën. Ky lëng frutash e ndihmon që të përshpejtojë metabolizmin por edhe të mos ketë mungesë të vitaminave C,K, B dhe E. Të gjitha këto vitamina ndihmojnë në pastrimin e enëve të gjakut, ulin nivelin e sheqerit në gjak dhe forcojnë imunitetin.

Këta janë përbërësit për “Pijen magjike” nga Jennifer Lopez:

– 1 filxhan boronica

– 1 filxhan mjedra

– 1 filxhan kos

– 1 lugë proteinë me shije vanilje (mund të përdorni edhe pak ekstrakt vanilje si zëvendësues)

– 1 lugë çaji kanellë

– 2 lugë çaji mjaltë

– 1 lugë gjelle lëng limoni

– 1/2 filxhan kuba akulli

Përgatitja: Të gjithë përbërësit i hidhni në enën e blenderit dhe i përzieni derisa të bëhen të njëtrajtshme dhe ja ku keni gati katër gota smoothie!

Related posts

Ja 10 ushqimet që janë të domosdoshme për një shëndet më të mirë!

Mëngjeset me 400 kalori! Shijoni ushqimet tuaja të preferuara pa shtuar në peshë

Nga mëngjesi deri në darkë – Ja sa gota me ujë duhet të pini