Klement Balilit i janë sekuestruar pasuritë nga GJKKO. Në njoftimin zyrtar thuhet se Balilit i janë konfiskuar në favor të shtetit disa trualle, një objekt 4+1 dhe 16 apartamente.
Sipas njoftimit të SPAK, Klement Balilit dhe të vëllait, Bashkim Balilit i është kryer një hetim financiar mbi pasuritë.
Objekti i konfiskuar ”Ish- kampi i pushimit të punëtorëve” 4+1 ndodhet në Sarandë me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 kurse trual 13 mijë m2.
Dy trualle të tjera janë po në Sarandë me sipërfaqe 11 mijë e 994 m2 dhe 1 mijë e 716 m2. Ndërkohë mes 16 apartamenteve në Sarandë ndodhet dhe një njësi me sipërfaqe 120 m2.
NJOFTIMI NGA GJKKO
Mbi konfiskimin e pasurive të subjektit Kelmend Balili, bazuar në ligjin antimafia.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në përcaktimet e ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurive”, (i ndryshuar), ka kryer hetim financiar mbi pasuritë e shtetasve Kelmend dhe Bashkim Balili, si dhe të shoqërisë “Balili & Co” shpk.
Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, pas kërkesës për konfiskim të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme për konfiskim, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin Nr.18, datë 21.09.2020, vendosi :
⦁ Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit në pjesë ideale 40% të pasurive si më poshtë :
⦁ Truall me sipërfaqe 11.994 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % CO” shpk.
⦁ Objekti “Ish – Kampi i Pushimit të Punëtorëve, 4 + 1 kate, me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % Co” shpk.
⦁ Truall me sipërfaqe 1716.91 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % Co” shpk.
⦁ Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit në pjesë ideale 40% të pasurive të ndodhura në qytetin e Sarandës në emër të shtetasit Bashkim Balili si më poshtë:
⦁ Apartament me sipërfaqe 53.5 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 67 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 91 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 52.5 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 57 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 52.5 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 57 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 67 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 42.5 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 67 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 42.5 m2
⦁ Njësi me sipërfaqe 120 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 42.5 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 42.5 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 66 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 67 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 72.5 m2
Për administrimin dhe përdorimin e pronave të konfiskuara gjykata ka ngarkuar Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Tiranë.