Treni aksidenton makinën/ Gruaja që ishte në timon…

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku treni i linjës Durrës–Kashar ka përplasur një makinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:12, në fshatin Domje 2, ndërkohë që makina që u aksidentua drejtohej nga një shtetase me iniciale E.M. Treni e ka marrë para dhe e ka spostuar mjetin në kanal.

NJOFTIMI 

Më datë 11.07.2020, rreth orës 08:12, në fshatin Domje 2, treni i linjës Durrës – Kashar me mashinist G.B., ka aksidentuar mjetin me drejtuese shtetasen E.M, duke e spostuar mjetin në kanal.

Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Related posts

E RËNDË/ 43-vjeçarja nuk mban dot nervat dhe godet me thikë të atin pas sherrit në shtëpi

Kursi i këmbimit valutor, 15 maj 2025/ Ja çfarë po ndodh me monedhat e huaja

Me korrupsion e pa standarde/ Gahler i PE-së: Ky vend nuk do të futet në BE kështu siç është sot!