102
KUJDES: PAMJE TE RENDA
Kjo foto është simboli i horrorit që po kalon populli i Ukrainës pas nisjes së sulmit rus.
Një vogëlushe vetëm 6 vjeç u plagos pasi bombat ruse ranë mbi pallatin ku jetonte ajo, në qytetin Mariupol.
Një ekip mjekësh u përpoq që ta mbante atë në jetë, por ishte e pamundur.
Një fotograf i Associated Press fiksoi këto momente tragjike.
Teksa po realizonte foton, një mjek u kthye dhe i tha: “Tregoja këtë foto Putinit: sytë e këtij fëmije dhe doktorët që qajnë”.