Një humbje për Dinamo City-n nuk bën më cudi dhe kjo është e para nga transformimi që ka pësuar një nga skuadrat më të titulluara në Shqipëri. Renditja flet qartë, skuadra për momentin është në gjendje të luftojë vetëm për mbijetesë, madje edhe aty po humbet terren dukshëm, mundur nga Egnatia 3-0.
Dinamo City ka humbur identitetin dhe është bërë një emër që mund ta mundësh kurdoherë. Skuadra heq dorë në momentet kur nuk duhet, ose është e shpërqëndruar totalisht,edhe me emrat që duhet ti bënin diferencën. Situata është ajo e një kaosi të plotë, kur tifozët më shumë mungojnë se janë prezent në stadium, ndoshta ndikon edhe nga largësia, pasi ekipi i luan ndeshjet në “Elbasan Arena”. Klubi duhet të fillojë të shqetësohet më shumë për situatën që e solli punën deri këtu.