Transferimi te Fulham, zbulohen detajet e kontratës të Armando Brojës

Armando Broja transferohet te Fulham.Sulmuesi i Kombëtares shqiptare arriti akordin me klubin anglez vetëm në orët e fundit të merkatos. Mediet britanike kanë bërë me dije detajet e akordit mes Chelsea-t dhe ekipit londinez.

Në fillim blutë pranuan që të hiqnin dorë nga Broja vetëm në këmbim të një shifre që shkonte afër 50 milionë paund, më pas u mësua se transferimi shqiptarit ishte i realizueshëm edhe nëse ekipi pretendent ofronte huazim 6-mujor për 5 milionë paund dhe detyrim blerje në verën e këtij viti.

Por që Fulham të finalizonte këtë transferim të përkohshëm Chelsea-t i është dashur që të heqë dorë edhe nga 5 milionë paund. Siç mësohet nga mediet britanike Fulham i ka paguar si fillim Chelsea-t vetëm 750.000 mijë paund për hauzimin e 22-vjeçarit.

Kjo shifër mund të shkojë deri në 5 milionë vetëm nëse Broja bën një numër të caktuar paraqitjesh dhe golash. 

 

Related posts

Presidenti i Dinamos i vendos kontratë të përjetshme Dajës, Adrian Bardhi: Do të plaket me mua

“Nuk bëmë asgjë, Dinamo e meritoi trofeun”, Edlir Tetova i sinqertë pas humbjes, bllokon largimet e Xhemajlit dhe Dajsinanit

Bregu, Nani dhe Qefalija i japin Superkupën Dinamos, Egnatia përmbyset në pjesën e dytë (video)