TRAGJIKE! U bllokuan nga orteku masiv i dëborës, gjenden trupat e pajetë të dy aplinistëve

Kërkimet e vazhdueshme nga ekipet e kërkim shpëtimit në Alpet pranë Zvicrës, kanë gjetur trupat e pajetë të dy alpinistëve, pasi u goditën nga një ortek dëbore.

Ekipet e shpëtimit në Itali pas kërkimeve kanë gjetur trupat e dy alpinistëve, pasi një ortek goditi Alpet pranë kufirit me Zvicrën.

Një prej viktimave ishte bllokuar në borë, ndërsa trupi tjetër u gjet në një liqen, pas ortekut që ra në një lartësi prej rreth 2200 metrash në zonën Val Formazza, në rajonin e Piemonte.

Një ekip ekspertësh u dërgua në zonë menjëherë pas ngritjes së alarmit, por fatkeqësisht alpinistët nuk arritën të shpëtonin.

Related posts

Angelina Jolie: Letra emocionuese që i dërgoi një grua nga Gaza

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën