TRAGJIKE! Aksident i rëndë në Gjirin e Lalzit, ndërron jetë 16-vjeçari

by KLIKOJE.AL

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur pak më parë në Hamallaj në Gjirin e Lalzit.

Nga aksidenti është konfirmuar viktima e parë, i cili është një 16-vjeçar. Adoleshenti raportohet se ishte pasagjer në një nga makinat që u përplas.

Nga ana tjetër, për shkak se përplasja ka qenë e fuqishme, makinat janë dëmtuar totalisht.

Rreth orës 15:40, në Hamallaj Durrës, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 25 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., 20 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E.K, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe ka humbur jetën në spital pasagjeri shtetasi A. H., 16 vjeç, që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi E. K.“-njofton policia.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.