TRAGJIKE! 26-vjeçarja shqiptare humb jetën në Itali, makineria e punës i këput kokën

Një 26-vjeçare shqiptare ka humbur jetën ditën e sotme, teksa ishte duke punuar në një fabrikë në Itali. E reja ishte duke punuar në fabrikën ushqimore në Pieve di Soligo (Treviso) ku ishte e punësuar prej dsa vitesh.

Anila Grishaj ka qenë duke punuar me një mjet për paketimin e ushqimeve të ngrira kur i ka ngecur koka në makineri. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një mosfunksionim të makinerisë apo nëse tragjedia është shkaktuar nga mungesa e pajisjeve për mbrojtjen e punëtorëve.

Shqiptarja humbi jetën rreth orës 16:00, pak para përfundimit të turnit të punës. Kujtojmë se edhe pak kohë më parë raportuam për një tjetër shqiptare që humbi jetën në vendin e punës në Greqi.

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend