TRAGJIKE/ 17-vjeçarja shqiptare gjendet e varur në Greqi, ja letra që kishte lënë pas

by KLIKOJE.AL

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 17-vjeçare shqiptare është gjetur e pajetë.

Ngjarja ka ndodhur në Rizari të Bashkisë Edessa, ku e mitura është gjetur e varur brenda shtëpisë së saj, nga familjarët. Vajza është transportuar me makinë në spitalin e Edesë dhe mjekët pavarësisht përpjekjeve për ta rikthyer në jetë, nuk ia dolën dot.

Sipas policisë greke e reja shqiptare ka lënë një shënim ku shpjegonte se përse vendosi t’i jepte fund jetës. Mediat greke raportojnë se 17-vjeçarja shqiptare i ka dhënë fund jetës së saj pas zhgënjimit në dashuri.

Për ngjarjen tragjike po kryhen hetimet paraprake nga Policia. Lajmi tronditi familjen dhe gjithë komunitetin lokal.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.