123
Detaje të rënda kanë dalë nga mbytja në lumë mbrëmjen e djeshme të një 7-vjeçari në Berat.
Mësohet se i mituri, që i përket komunitetit rom, kishte shkuar me babanë e tij për të kullotur bagëtitë buzë lumit Osum dhe në një moment 7-vjeçari ka ikur nga vëzhgimi i të atit për t’u larë në lumë.
Pasi nuk po kthehej në bregdet, babai e ka kërkuar për orë të tëra vogëlushin, derisa e gjeti të pajetë
Më pas, ishin forcat e policisë së bashku me ndihmën e banorëve të cilët nxorrën buzë lumit trupin e të miturit.