TRAGJEDI! Përmbytet varka me dhjetëra emigrantë, vetëm 4 të mbijetuar, trupat zhduken në det

by KLIKOJE.AL

Një tragjedi ka ndodhur në brigjet italiane, ku 41 emigrantë raportohet se kanë humbur jetë pasi varka ku po udhëtonin u përmbyt.

Ngjarja ka ndodhur në ishullin e Lampedusa, ku varka e nisur nga Sfax në Tunizi, u përmbys ndërsa lundronte në ngushticën e Siçilisë. Sipas ANSA, 4 persona, tre burra dhe një grua, i mbijetuan tragjedisë pasi u shpëtuan nga një mjet lundrues.4 të mbijetuarit, me origjinë nga Bregu i Fildishtë dhe Guinea Konakry, u dërguan në Lampedusa. Ata u thanë rojeve bregdetare se në bord ishin 45 persona, mes tyre 3 fëmijë.

Pas rreth 6 orësh lundrim, varka prej 7 metrash u përmbys për shkak të një dallge të madhe. Të gjithë emigrantët, sipas të mbijetuarve, përfunduan në det. As anija me flamurin e Maltës, “Rimona” që i shpëtoi, as varkat e patrullës së Rojës Bregdetare nuk panë asnjë trup në det.

Të katërt emigantët u shpëtuan të martën, disa ditë pas mbytjes së anijes, dhe në një distancë nga vendi ku ndodhi tragjedia.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.