Tragjedi në një familje nga Prrenjasi, motra dhe vëllai vdesin pak orë larg njëri-tjetrit në spital

Tragjedi në familjen Bajlozi nga Prrenjasi, ku 6 orë pas mësueses së muzikës, Irena, ka ndërruar jetë edhe i vëllai i saj.

Lajmin e konfirmon gazetari i Panorama, i cili ka mësuar se motër e vëlla, kanë qenë të shtruar në spitalin Covid në Tiranë.

Sipas burimeve, edhe kunata e Irena Bajlozit, ka qenë e infektuar nga Covid-19, ndërsa e ka kaluar lehtë. Por bashkëshorti i saj nuk ia ka dalë, duke bërë që sot familja Bajlozi të përballet me një tragjedi të dyfishtë.

Në një postim në rrjetet sociale, Bashkia e Prrenjasit ka ndarë lajmin e trishtë për vdekjen e mësueses, për të cilën thotë se do të mbetet ikona e artit dhe e muzikës së qytetit.

POSTIMI

Qyteti i Prrenjasit është zgjuar sot nga një lajm i trishtë, ndarja e parakohshme e mësueses artiste Irena Bajlozi.

Një mësuese model që gjithë jetën e saj ia kushtoi artit, muzikës duke mësuar breza të tërë.

Irena mbetet ikona e artit dhe e muzikës në qytetin Prrenjas që punoi me pasion, përkushtim dhe profesionalizëm!

Kontributi dhe jeta e saj artistike do të jetojë gjatë mes miqsh, kolegësh, nxënësish, në secilin prej nesh.

U prehsh në paqe mësuese Irena Bajlozi!Ngushëllime familjarëve!

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën