Tragjedi në Mesdhe! 20 migrantë të zhdukur, 100 të shpëtuar. Mes tyre gra dhe fëmijë

by KLIKOJE.AL

Gati 100 migrantë në rrugën e tyre për në Evropë u shpëtuan sot në brigjet e Libisë, ndërsa njëzet u zhdukën në Mesdhe.

Migrantët, kryesisht afrikanë, u shpëtuan nga Rojet Bregdetare Libiane dhe u kthyen në Tripoli, ku u morën nga një ekip i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

Midis migrantëve, kryesisht nga Kameruni, Sudani dhe Mali, kishte gjashtë gra dhe dy fëmijë.

IOM njoftoi se më shumë se 1,200 migrantë vdiqën në vitin 2020 në Detin Mesdhe, dhe 3,700 u shpëtuan këtë vit.

Agjencitë e Kombeve të Bashkuara dhe organizatat humanitare kundërshtojnë që migrantët e shpëtuar në det të ndalohen në qendrat libiane ku situata është shumë e keqe.

Burimi: Faxweb

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.