120
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Klos. Sipas news 24 janë regjistruar të shtëna me armë zjarri dhe si pasojë një person ka mbetur i vdekur ndërsa dy të tjerë janë plagosur.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë njerëz të shumtë në zonë ndërsa viktima ndodhet në trotuar i mbuluar me batanije.
Paraprakisht raportohet se personi që ka ndërruar jetë është një adoleshent rreth 17 vjeç, ndërsa identiteti i tij nuk dihet ende. Policia ka mbërritur në vendngjarje ndërsa motivet e krimit nuk dihen ende.
Dy të plagosurit janë trasportuar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore. Sipas informacioneve, krimi i rëndë ka ndodhur pranë një lokali.