Tomori drejt rënies nga Kategoria e Parë, klubi beratas largon 6 lojtarë me konsensus

Tomori

Tomori është drejt rënies në Kategorinë e Dytë. Humbja e fundit me Besën konfirmoi të ardhmen e beratasve të cilët presin vetëm ‘grushtin e fundit’ për të zyrtarizuar rënien nga kategoria. Vetë trajneri Iken Droboniku konfirmon strategjinë e klubit që dëshiron të likuidojë detyrimet financiare e më pas të finalizojë largimet.

LARGIMET NGA SKUADRA

Në këtë mënyrë, klubi ka nisur përgatitjet për sezonin e ri dhe eksodi i lojtarëve ka nisur. Janë plot 6 të tillë që do të largohen pas muajit mars, shkruan shtypi i shkruar. Andrea Lila, Ergi Ajazi, Arbër Deliu, Jefferson, Miki Basha dhe Kapllan Xhabafti.  Kjo ndodh edhe për faktin  për t’i dhënë më shumë hapësirë aktivizimi dhe ambientimi futbollistëve të rinj vendas, të cilët pritet që të përbëjnë edhe shtyllën kryesore të Tomorit sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Dytë.

Të gjashtë futbollistët kanë gjetur gjuhën e mirëkuptimit me klubin për likuidimin e pagës mujore për periudhën shkurt-mars dhe ndërprerjen e bashkëpunimit. Humbja e fundit ndaj Besës në kampionat nuk është përjetuar mirë te skuadra e Tomori. Në klubin beratas, shpresat për mbijetesë janë venitur pasi skuadra renditet në vendin e fundit në kuotën e 14 pikëve, 11 distanca larg nga zona e Play-Out-it.

LEXO MË SHUMË: “Do luajmë me lojtarët e akademisë/ Administratori i Tomorit tregon arsyet e dështimit: Nuk bëmë aleanca

 

Related posts

Brigada ushtarake “Espanyola” mesazh kērcēnues Mirlind Dakut: Asnjë falje, mos u kthe në Rusi!

Asnjë sinjal për rinovimin e kontratës, Sylvinho drejt largimit nga stoli i Kombëtares

Kërkesa e pazakontë e futbollistit të Flamurtarit, kërkon 100 mijë euro për rinovimin e kontratës (EMRI)