Një tjetër rritje e produkteve të bulmetit pritet të bëhet duke nisur nga mesi i muajit Shkurt. Presidenti i shoqatës së industrisë së përpunimit të qumështit Donjaldo Hoxha tha se kjo rritje nuk prek produktet e qumështiti të lopës, por vetëm produktet e deles.
“Nuk ka ndryshim në produktet e qumështit të përditshëm qe ne konsumojmë dhe e gjejmë në raftet e marketeve apo supermarketeve. Produktet me bazë qumështin e deles do kenë ndryshim.”
Dhe sipas tij kjo rritje pritet të reflektohet për katër arsye kryesore.
“Qumështi i deles blihet shumë më shtrenjtë se më parë nga blegtorët dhe fermerët, blihet 140 apo 160 litër pa TVSH. Është qumësht sezonal dhe ndikon në kosto. Sasia e prodhimit të qumështit është në rënie, kosto të rëndësishme ka dhe pjesa e informalitetit.”
Sipas Hoxhës, nga subjektet e mëdha vetem dy prej tyre punojnë me qumësht dele, dhe mbulojnë rreth 10% të kërkesave të tregut. Ndërkohë që shumica e djathit të deles në treg hidhet nga baxhot apo bizneset informale.
“Produktet me bazë qumësht dele janë pjesa më e madhe informale, që impaktojnë dhe situatën e kostove në treg.”
Kriza e çmimeve për sektorin përpunimit të qumështiti nuk pritet të ketë të ndalur kjo për shkak të informalitetit të lartë në këtë sektor dhe mungesës së subvecionimit të blegtorëve nga shteti.
Një kilogramë djath i bardhë dele aktualisht varion nga 1200 në 1500 lekë. Rritja e çmimeve të bulmetit dhe sidomos i djathit, bëri që gjatë 2022, fuqia blerëse e konsumatorëve për këto produkte të ulej me 25%.