“Titulli kampion? Jo unë, e sjellin lojtarët”, Qatip Osmani bën “diplomatin” pas fitores ndaj Skënderbeut: Lojë cinike, por dha rezultatin

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Vllaznisë e vlefshme për javën e 27-të të “Abissnet Superiore”, është mbyllur me fitoren e shkodranëve. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës ka përfunduar me rezultatin 0-1 në favor të miqve. Pas kësaj sfide për mediat ka folur trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani.

“Sigurisht që kjo loja që thoni cinike, na dha rezultatin. Prapë dhe sot e fitoi loja defensive. Patëm disa raste, kundërshtari pati raste më të mira. Megjithatë, bravo u qoftë djemve për angazhimin.

Sigurisht, jemi afër, 2 pikë është diferenca. Duhet të sulmojmë dhe vendin e parë. Me angazhimin e Çobës, na duhej një lojtar i krahut për shpejtësinë. Barrën më të madhe e kanë lojtarët që kanë luajtur. Titullin kampion? Jo Qatip Osmani. Nuk jam unë që do e sjellë, por lojtarët. Ne do të bëjmë çmos”, u shpreh Osmani.

Related posts

“Të largojmë idiotët që përdorin futbollin për ideologji”, Ceferin nga Tirana mesazh Federatës serbe: Këta njerëz nuk e duan futbollin

EKSKLUZIVE/ Tirana shton “muskujt” në mbrojtje, firmos me 22-vjeçarin holandez (FOTO)

Tifozët shkaktuan kaos gjatë ndeshjes me Anglinë, në Serbi frikësohen për dënim të ashpër: Ndaj Shqipërisë me stadium bosh