Teuta bën “BOOM” në merkato, klubi durrsak zyrtarizon dy sulmues (FOTO)

Teuta

Teuta ka zyrtarizuar dy sulmues në vetëm pak orë. Rooney Eva është futbollisti më i ri i Teutës. Sulmuesi kamerunas ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Bylis, por të mbetet në Superiore, duke u bashkuar me ekipin durrsak.

 

Përveç se në Shqipëri, sulmuesi 29-vjeçar ka eksperiencë në vendlindje, Greqi, Algjeri, Turqi, Azerbajxhan, Kinë dhe Iran. Lajmin për këtë transferim e ka bërë të ditur vetë klubi i Teutës. Teuta ka rikthyer gjithashtu edhe Klejdi Dacin. Daci sezonin e fundit ishte pjesë e Kokand në huazim, ku shënoi 3 gola në 13 ndeshje. Tani pritet të rikthehet te Teuta, ku ka sezonin më të mirë me 9 gola në Abissnet Superiore.

LEXO ME SHUME:Nga Tirana u largua si i padëshurar, Ian Soler “tradhton” bardheblutë, transferohet te kuqezinjtë

Related posts

Pushim ekstra për Dinamon, klube nga Çekia vëzhgojnë sulmuesin (FOTO)

Merkato e nxehtë te Tirana, rinovime dhe ofertë nga Turqia për sulmuesin

“Ibrahimovic nuk e duronte Taren”/ Gazetarja zbulon detajet e përplasjes: Vetëm ai festoi kur…