Titulli i Tiranës kalon në duart e Ilion Likës, 42-vjeçari ende nuk ka debutuar në kampionat

Një javë para derbit direkt me Partizanin, ku është fondamentale të shkohet me avantazhin e 5 pikëve. E në këtë këndvështrim transferta me Teutën në Niko Dovana bëhet një ndeshje kyçe për titullin kampion.

Tirana e ka të qartë se duhet të shkojë në përplasjen ndërqytetase me Partizanin ndjekës në distancë sigurie, në mënyrë që gjithcka të ndodhë të mos rrezikojë vendin e parë. Nga Durrësi duhet dalë me fitore, me vendasit në kërkim të pikëve, si për ta bërë më drithëruese sfidën, në të cilën për herë të parë në kampionat, bardheblutë do të mbrohen pa Visar Bekajn në kuadratin e portës.

Portieri kosovar, bashkë me Florent Hasanin, janë lojtarët e vetëm që kanë luajtur gjitha ndeshjet e kampionatit. Tani 25 vjeçari ka plotësuar numrin e kartonëve dhe është i skualifikuar për transfertën me Teutën, duke bërë që pikërisht në sfidën më kyçe ku luhet një copëz e fortë titulli, Tirana të kthejë sytë nga një njohje e vjetër, veteran i 1 mijë betejave, por që nuk ka luajtur asnjë minutë në kampionat e vetëm 282 në Kupë. Ilion Lika, pavarësisht viteve mbi supe, apo edhe mungesës së impenjimit nga Shehi këtë sezon, ka eksperiencën për tia dalë mbanë. Ekzaktësisht ajo që shpreson Shehi, një që nga porta kupton mirë…

Related posts

Armando Broja në stërvitje me Everton, grumbullimi me Kombëtaren mbetet mister për sulmuesin

Gjermania fton dy lojtarë me origjinë shqiptare, zbehen shpresat që të vishen kuqezi (EMRAT)

Tentuan ta grabisin, sulmohet me thikë lojtari i Flamurtarit dhe përfundon në spital (FOTO)