Kristjan Asllani do të jetë titullar te Interi në ndeshjen e kësaj fundjave në Sinë A të zikaltërve ndaj Fiorentinës. Do të jetë një sfidë e rëndësishme për mesfushorin shqiptar që do të zëvendësojë Çalhanoglu-n në një ndeshje delikate ndaj një ekipi shumë të fortë dhe në formë.
Për të hequr çdo dyshim mbi cilësitë e futbollistit shqiptar, ka menduar Edy Reja, ish-trajneri i Kombëtares shqiptare. Në një intervistë të shkurtër për “Gazzetta Dello Sport”, ai është ndalur të aftësitë e futbollistit dhe ka treguar bindjen e tij se Asllani është në lartësinë e duhur për të bërë mirë edhe në një skuadër me shumë emër si Interi.
“Edhe pse ka luajtur pak, nuk ka humbur disa dhunti të jashtëzakonshme, ka vizion, mendon në mënyrë vertikale, sheh dritën për të dhënë pasimin e duhur. Nuk është e lehtë të marrësh vendin e Çalhanoglu, por Interi mund të rrijë i qetë me Kristjan, te ai shoh ende hapësira përmirësimi të pabesueshëm. Nuk ka frikë, përkundrazi, me raste duhet edhe ta ndalësh paksa. Nëse më duhet të gjej një defekt, është ai që për t’u treguar të gjithëve që mund të jetë titullar, shpesh e tepron duke tentuar goditjen e rëndësishme. Këshilla ime është gjithmonë e njëjta, të luajë thjesht dhe e di që do të më dëgjojë.”