Tiranë/ E mbështjellë me batanije, banorët tregojnë si e gjetën foshnjen e braktisur: Po qante!

by S.M

E mbështjellë vetëm me një batanije. Kështu është gjetur foshnja e braktisur në garazhin e një pallati në Yzberisht. Kanë qenë banorët ata që kanë dëgjuar të qarat dhe kanë parë foshnjën e braktisur. Menjëherë është njoftuar policia dhe blutë e Tiranës, e kanë marrë foshnjën dhe e kanë dërguar në spital.

Ndëkohë kanë nisur hetimet për identifikimin e personit që e ka braktisur fëmijën.

Policia, njoftoi më herët:

Më datë 08.11.2023, në bodrumin e një pallati në Yzberisht, është gjetur e braktisur një foshnjë e sapolindur.

Shërbimet e Policisë i kanë ofruar menjëherë ndihmën e parë foshnjës, e cila është transportuar me automjetin e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.