Tiranës nuk i ndahen hallet! U dëmtua ndaj Bylisit, mbrojtësi rrezikon të qendrojë jashtë fushave për…

Tirana

Tirana vijon me problemet. Pas Kolës, mësohet se mbrojtësi francez Mahamadu Dembele ka probleme fizike. Pas ekzaminimeve të para, diagnoza është një tërheqje muskulore që pritet ta mbajë jashtë fushave për rreth një muaj. Ky është një lajm i keq për trajnerin Vangjel Mile, i cili tashmë ka humbur një nga shtyllat kryesore të prapavijës. Dembele mungoi automatikisht edhe në ndeshjen e javës së dytë dhe, për më tepër, i shtohet listës së të dëmtuarve ku ndodhen edhe Kola dhe Meta.

Praktikisht, Tirana ndodhet pa asnjë mbrojtës qendre të natyrës së parë. Në këtë situatë, stafi teknik është i detyruar të bëjë improvizime. Emrat që shihen si alternativë janë Lleshi dhe Marku, të cilët do të duhet të sakrifikojnë duke luajtur në një rol jo natyral për ta. Ky është një risk i madh, pasi mungesa e specialistëve në qendër të mbrojtjes mund të lërë hapësira për kundërshtarët, sidomos në përballjet e forta që Tirana ka përpara.

LEXO ME SHUME:Flamurtarin e dënon ish-lojtari i Real Madrid, autogol qersharak që i jep Elbasanit tre pikët e para (video)

Related posts

Alarm në Prishtinë! Heshtje dhe kaos, biletat e Kosovës përfundojnë te tifozët turq

Finalja historike e Kosovës “djeg” Rumaninë, ish-ministri nuk përmbahet: Duhet shpjegim, një shtet i vogël na dha leksione futbolli

Një humbje që bën histori, Shqipëria i jep fund dominimit brazilian në pankina (FOTO)