Tragjedia e Alvarez, mesfushori vendos përfundimisht të ardhmen e tij te Tirana

by S.M

Tirana u trondit më 24 janar të këtij viti, kur vajza e Fredy Alvarez ndërroi jetë. Rreth një muaj pas asaj date të errët për Alvarez, mesfushori është kthyer sot në kryeqytetin e Shqipërisë. Vendimi i tij ishte që të respektojë kontratën dhe të kontribuojë për bardheblutë.

Vetë Alvarez ndau dje një foto me fjalë prekëse nga makina, duke paralajmëruar largimin nga Costa Rika ku ndodhej nga fundi i muajit të kaluar.

“Pikëllimi nuk ka orë, disa ditë dhemb sikur të kishte qenë dje, dhe në çdo moment kthehet një kujtim, dhe ai lëmshi në fyt të dhemb shumë”, shkruhej në postimin e mesfushorit referuar vajzës së tij, Irina.

30-vjeçari u afrua te Tirana në fillimin e janarit. Pritshmëritë tek ai janë të mëdha, ndërsa kthehet te Tirana për të ndihmuar në arritjen e objektivave.

LEXO ME SHUME:Ramazani ndryshon planet për sfidën ndaj Teutës, Tirana kërkesë FSHF-së për shtyrjen e orarit

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.