Tirana “u mbylli gojën” tifozëve në rrjetet sociale, “TIRONA FANATICS” reagon ashpër: Klubi po zhytet në paaftësi, ky nuk është hapi i parë i luftës sonë të re!

Tirana mori sot humbjen e dytë radhazi në kampionat. Pas disfatës në derbi, bardheblutë u mposhtën edhe nga Egnatia në ndeshjen e zhvilluar sot në “Selman Stërmasi”. Ultrasit e Tiranës kanë kritikuar klubin e tyre të zemrës përmes një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në “Facebook”. “Tirona Fanatics” ka shkruar se klubi i ka censuruar edhe komentet kritikuese në rrjetet sociale, çka i shtyn ata të dalin kundër kryesisë së skuadrës së tyre të zemrës.

Ndërkohë që klubi zhytet sërish në një paaftësi për tu pasur zili dhe nga klubet e kategorisë së 3-të, gjen kohën të censurojë dhe të bllokojë komentet në faqet e tij në rrjetet sociale! Ju ftojmë të gjithëve të bëni këtu komentet tuaja që u censuruan te faqja e Kf Tirana dhe TF do të përkujdeset nesër që të giitha të arrijnë në kutinë postare të Kf Tirana! Ky nuk është hapi i parë i luftës sonë të re! Për hapat që do të ndjekim do të ju njoftojmë në vijim! Askush nuk luan dot me TIRONËN”, ka shkruar grupimi “Tirona Fanatics”.

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)