Tirana shijon barazimin e pestë radhazi ndaj Elbasanit si fitore, Selmani pret penallti dhe bën shpëtimtarin në fundin e ndeshjes (video)

Ka përfunduar supersfida mes Tiranës dhe Elbasanit e vlefshme për javën e 5-të të “Abissnet Superiore”. Kjo ndeshje e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, ka përfunduar

Si fillim ishte Tirana që kaloi në avantazh me anë të Kolës në minutën e 22-të. Por kundërpërgjigja e Elbasanit nuk vonoi, me Ze Gomes që barazoi shifrat vetëm 2 minuta më vonë. Në pjesën e dytë rastet nuk munguan, por rezultati mbeti 1-1.

Me këtë barazim, Tirana mbetet në vendin e shtatë me 5 pikë. Në krahun tjetër, Elbasani me 8 pikë të grumbulluara shkon në vendin e 3-të, me 2 pikë më pak se Vllaznia kryesuese dhe Egnatia.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës