Sezoni 2023-2024 ka qenë negativ për Tiranën. Ekipi bardheblu e mbylli sezonin në vendin e pestë dhe tashmë drejtuesit po përgatisin një lloj revolucioni. Presidenca e ka filluar diçka të tillë nga akademia. Tirana ka kthyer Devi Mukën si drejtor të Akademisë. Klubi më i titulluar në Shqipëri ka zbuluar ndryshimet në ekipet zinxhir, teksa bie në sy rikthimi i drejtorit kampion.
Më tej bëhet e ditur se Olsi Sevdari do të jetë zëvendësdrejtori i Akademisë. Rolin e drejtorit teknik e ka marrë Vangjel Mile, ndërsa të përgatitësit atletik Andi Loloci.
Gazmend Xhepa do të jetë në krye të ekipit U-19 dhe me radhë në grupmoshat e tjera vijojnë Matias Qirinxhi, Endri Ohri, Blerim Tujani, Akil Jakupi, Besmir Jakupi. Për t’u përcaktuar mbetet trajneri i U-13.
Arlind Feruku ndërkohë do mbajë rolin e mjekut dhe Eri Xharra të fizioterapistit. Akademia e Tiranës ka bërë të ditur se në fundin e muajit qershor do të publikohet dhe e gjithë lista e plotë.