Tirana publikon çmimet e biletave për takimin kundër Erzenit, s’ka sektor për tifozët shijakas

Tirana do të rikthehet të luajë në ‘Air Albania’ ditën e dielë teksa pret Erzenin në orën 17:00 për javën e 23-të të Superiores. Bardheblutë kërkojnë kthimin te fitorja dhe hakmarrjen ndaj shijakasve që i kanë marrë 4 pikë madje duke i mposhtur edhe në Selman Stërmasi.

Klubi ka publikuar edhe çmimet e biletave për tifozët. Sektorët pas porte, ato të ultrasve vlejnë 400 lekë, ndërsa ‘karshia’ 800 lekë. Tribunat kryesore kushtojnë 2000 dhe 3000 lekë. Të gjithë të interesuarit për bileta mund t’i gjejnë ato në pikën e shitjes në stadiumin Selmas Stërmasi që nga dita e nesërme.

Kujtojmë që tifozët e Erzenit nuk lejohen në stadium pasi janë dënuar nga Komisioni i Disiplinës dhe në këtë mënyrë sektori i tyre prapa portës (Sektori N në këtë rast) do të jetë i mbyllur.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)