E FUNDIT/ Telashe për Tiranën, lojtari dëmtohet në miqësore dhe humbet sezonin (EMRI)

Tirana

Tirana po numëron ditët e fundit para nisjes së sezonit të ri, por në kampin bardheblu nuk mungojnë shqetësimet. Trajneri Vangjel Mile po përballet me mungesa të shumta, ku disa janë për shkak dëmtimesh dhe disa për arsye personale.

Mbrojtësi Edison Kola pësoi një dëmtim në gju në takimin miqësor kundër Panserraikos dhe dëmtimi ka rezultuar më i rëndë seç pritej sepse futbollisti ka humbur sezonin.Kola nuk u pa as në stërvitjen e fundit dhe aktualisht po ndjek një program të posaçëm rehabilitimi.

Pavarësisht problemeve, te Tirana mbizotëron besimi se ekipi do të jetë i gatshëm për të luftuar që në ndeshjen e parë. Stafi mjekësor po punon me orë të zgjatura për të rikuperuar lojtarët e dëmtuar, ndërsa grupi tjetër po përgatitet për të dhënë maksimumin. Tifozët bardheblu presin që ekipi të shfaqë forcën dhe karakterin e tij, pavarësisht pengesave të momentit.

Related posts

SKANDAL NË VLORË! Tifozët futen në fushë dhe përleshen me lojtarët, ndërpritet ndeshja Flamurtari-Teuta (video)

“Duhej penallti për ne”/ Kërnaja tërbohet me gjykimin, ankesa për rastin e Xhemajlit: Ishte gjest antisportiv

Spektakël, emocione dhe në fund… Egnatia kthehet në krye, rrogozhinasit zbresin Partizanin me këmbë në tokë (video)