Tirana me forca shtesë ndaj Flamurtarit, dy lojtarë drejt rikuperimit; nisin stërvitjen me skuadrën (video)

Tirana

Dëmtimet janë kryefjala në kampin bardheblu. Tirana po kalon një periudhë të vështirë, pasi disa nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit kanë hasur probleme fizike që mund të ndikojnë në performancën e ekipit në ndeshjet e ardhshme. Aktualisht, pesë futbollistë kyç, Meta, Dembele, Gjumsi, Kola dhe Ismajli, ndodhen jashtë për shkak të dëmtimeve, duke u bërë sfidë për trajnerin dhe stafin teknik për të ruajtur ritmin dhe balancën në ekip.

Për Metën dhe Ismajlin gjendja paraqitet ndryshe. Dy lojtarët në seancën e fundit stërvitore kanë nisur vrapimet dhe i janë bashkuar skuadrës. Me shumë gjasa, dy lojtarët do të jenë ndaj Flamurtarit, edhe pse nuk i premtohen minuta. Megjithatë, Tirana mbetet optimiste. Me trajtimin e duhur dhe rikthimin gradual të lojtarëve kyç, ekipi pritet të rifitojë formën e tij më të mirë.

LEXO ME SHUME:Mbylli bashkëpunimin me Vllazninë, Arsid Kruja zgjedh aventurë ndryshe në karrierën e tij

Related posts

Presidenti i Dinamos i vendos kontratë të përjetshme Dajës, Adrian Bardhi: Do të plaket me mua

“Nuk bëmë asgjë, Dinamo e meritoi trofeun”, Edlir Tetova i sinqertë pas humbjes, bllokon largimet e Xhemajlit dhe Dajsinanit

Bregu, Nani dhe Qefalija i japin Superkupën Dinamos, Egnatia përmbyset në pjesën e dytë (video)