Tirana përgatit goditjen e madhe në merkato, zëvendësuesi i Aleksit mund të vijë nga Vllaznia

by S.M

Orges Shehi kërkon edhe goditjen e fundit. Ai do të jetë mesfushor. Trajneri kërkon që lojtari të jetë një mesfushor shkatërrues dhe klasiku për këtë pozicion është Ardit Krymi. Nga merkatoja pritet që të zëvendësohet Albano Aleksi. Veç Krymit, Floart Jonuzi dhe Idriz Batha dhe më pak Ardit Krymi janë lojtarët që mund të zëvendësojnë mesfushorin e larguar. Në fakt, për momentin kuksiani Jonuzi duket më afër Tiranës.

Ardit Toli mund të jetë një mundësi, gjithmonë nëse lirohet nga skuadra gjeorgjiane si dhe Gjelbrim Taipi, që më parë ka luajtur me Kukësin. Ndërkohë, vijon të jetë në lojë për t’u afruar te Tirana edhe mbrojtësi nga Tetova, Egzon Bejtullai.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.