Tirana nuk u bind nga gjendja fizike e Obanor, mbrojtësi pritet të firmosë me një tjetër klub shqiptar

by KLIKOJE.AL

Edhe pse iu bashkua Tiranës, në fazën përgatitore, mbrojtësi Obanor, nuk arriti të bindte drejtuesit bardheblu, teksa me rikthimin e Hoxhallarit në qendër të mbrojtjes, afrikani u largua nga skuadra e Orges Shehit.

Mësohet se Obanor, pritet të firmosë me skuadrën e Vorës, që këtë sezon militon në Kategorinë e Parë.

27-vjeçari ka arritur akordin me ekipin që drejtohet nga trajneri Mërgjyshi dhe në ditët në vijim pritet të vijë dhe prezantimi. Vlen të theksohet se Obanor më herët ka qenë pjesë e Kukësit dhe Laçit në elitën e futbollit shqiptar.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.