Tirana nis daljet në merkato, shet talentin e skuadrës në Gjermani (EMRI)

by S.M

Pas Alen Sherrit do të jetë Mustafë Abdullahu, portieri i radhës, i cili braktis Superioren për një kampionat të huaj. Talenti i Tiranës do të largohet duke i hapur kështu rrugë aktivizimit me kohë të plotë të Selmanit.

Në këto kushte drejtuesit duan të përfitojnë nga shitja e tij dhe një ekip gjerman do të paguajë për të. Bëhet fjalë për Borusia Dortmund, e cila ka gjetur akordin me Abdullahun për ta aktivizuar në formacionin B (militon në ligën e tretë)

Gjermanët do të paguajnë në arkat e kryeqytetasve plot 250 mijë euro. 20-vjeçari ka kontratë me bardheblutë deri në qershor të vitit 2028.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.