Problemet financiare “shpërthejnë” te Tirana, vjen largimi i radhës (FOTO)

Tirana

Mesfushori Kleandro Lleshi nuk është më pjesë e Tiranës. Lajmi është bërë publik nga vetë lojtari përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka falënderuar klubin me fjalët: “Faleminderit KF Tirana!”.

Kujtojmë se 26-vjeçari kishte hapur një çështje ligjore ndaj bardhebluve për shkak të pesë pagave të prapambetura. Rasti ndodhet aktualisht në shqyrtim pranë Federata Shqiptare e Futbollit, konkretisht në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, pasi më herët përfaqësuesit e lojtarit kishin njoftuar zyrtarisht klubin.Gjithçka lë të kuptohet se kontrata mes palëve është ndërprerë për shkak të detyrimeve financiare të papaguara.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kleandro Lleshi (@kleandro_lleshi)

Ndërkohë, Tirana ndodhet në një moment delikat në kampionat, duke u renditur në vendin e 9-të me 27 pikë dhe duke rrezikuar seriozisht mbijetesën në Kategorinë Superiore nëse nuk arrin rezultate pozitive në ndeshjet e mbetura.

LEXO ME SHUME:Alarm në Prishtinë! Heshtje dhe kaos, biletat e Kosovës përfundojnë te tifozët turq

Related posts

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)

Nuk luajti ndaj Polonisë, Anis Mehmeti flet qartë: Jam i mërzitur, por është krenari të grumbullohem në Kombëtare!

Alarm për Dinamon! Elbasani vjen i ‘frikshëm’ në sfidën e fundjavës