Tirana mendon shpejt për merkaton, bardheblutë drejt firmës me kapitenin e Shkëndijës së Tetovës

by KLIKOJE.AL

Duket se Tirana është gati për goditjen e parë të merkatos së verës. Siç bën me dije media maqedonase, “Open-TV”, bardheblutë janë pranë nënshkrimit me kapitenin e Shkëndijës së Tetovës, Egzon Bejtullai.

Për shërbimet e tij është interesuar dhe Partizani, por siç raporton “Open-TV”, ai ka zgjedhur Tiranën. Ai pritet të transferohet si lojtar i lirë, pasi në fund i skadon kontrata me kuqezinjtë e Tetovës. Bejtullai ishte gjithashtu dhe pjesë e Maqedonisë së Veriut në “EURO 2020”, duke u aktivizuar dhe 27 minuta.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.