295
Teuta dhe Tirana po luajnë për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, ndërkohë që pak ditë më parë do të luhet takimi në kampionat mes Tiranës dhe Partizanit.
Trajneri i të kuqve Giovanni Colella ka udhëtuar në drejtim të Durrësit e për të ndjekur ndeshjen e kundërshtarit të ardhshëm në kampionat. Së bashku me teknikun italian në Durrës ishte edhe drejtori sportiv i të kuqve, Elton Marini.
Kjo në fakt nuk është hera e parë duke qenë se edhe pak ditë më parë ishte në Shkodër për të ndjekur klasiken mes Vllaznisë e Tiranës. Ndërkohë, në intervistat pas ndeshjes shpesh herë Colella është shprehur se nuk i intereson ajo që bën Tirana, por në fakt nuk duket kështu.