Tirana me një mijë e një halle ndaj Laçit, Orges Shehi i jep zemër lojtarëve: Të marrim frytet e gjithë vitit

Orges Shehi nuk mund ta bëjë asnjëherë gjumin të qetë. Mungesat e shumta po e kushtëzojnë jo pak fundsezonin e skuadrës kampione që vazhdon të kryesojë me 2 pikë me shumë se Partizani. Hasani dhe Hila rikthehen por në Laç do të mungojnë Lushkja i dëmtuar që e ka mbyllur sezonin dhe Gjumsi për kartonë.

Gjithsesi, në konferencën e shtypit, trajneri durrsak ka shkuar përtej alarmit të mungesave, duke preferuar të flasë për futboll dhe duke u fokusuar në këtë moment shumë të rëndësishëm. “Kalendari është i ngjeshur dhe Laçi, i cili do të jetë rivali i parë në këtë seri takimesh është një formacion mjaft kokurues. Ndërsa ne nuk mund të bëjmë shumë rotacion pasi nuk kemi një kontigjent në numër futbollistësh”, tha Orges Shehi.

Skuadra nuk duhet të luajë me presion dhe një gjë e tillë nuk duhet të ndikojë te grupi në këto tre ndeshje të mbetura. “Skuadra duhet të jetë e vetëdijshme se është këtu me meritë të plotë dhe sakrifica të mëdha prandaj nuk duhet që të ketë presion. Në këto dhjetë ditë duhet të jemi të ndërgjegjshëm se marrim frytet e të gjithë vitit”.

Kalendari? Është u vështirë për të gjithë sepse të gjitha skuadrat kanë objektiva. Nuk di që ndonjë skuadër të ketë marrë kaq pikë sa vendet e fundit. nuk ka favorizime në kalendar por kemi përqendrim te ndeshja e radhës.

Related posts

“Prisni spektakël ndaj Flamurtarit”, mesfushori i Vorës sfidon vlonjatët: Të fitojmë e ta kthejmë në festë

E BUJSHME! Mesfushori mund të largohet në qershor nga Egnatia, ngecin bisedimet për rinovim (FOTO)

Partizani, dy lojtarë në garë me kohën për sfidën ndaj Bylisit (EMRAT)