Tirana mbeti pa kapiten pas largimit të Përgjonit dhe zv.kapitenit Gledi Mici. Dy lojtarë që alternonin njëri-tjetrin kur bëhej fjalë për shiritin. Me largimet e tyre, në klub morën kohë për të caktuar liderin që do të udhëheqë në fushë klubin bardheblu, pasi ende nuk ishte zgjedhur trajneri dhe stafi i tij. Tashmë me ardhjen e Miles në stol, unanimisht me dakordësimin e lojtarëve të tjerë, shiriti i kapitenit i është vendosur Dembele-s.
Fillimisht në miqësoren kundër Lirisë së Prizrenit në fushë nuk u vendos asnjë kapiten pasi ende nuk ishte diskutuar se kush do të mbante shiritin, megjithatë, mbrojtësi francez do të jetë ai që do të duhet të ruajë ekulibrat në dhomat e zhveshjes. Një vlerësim për sezonin e mirë të Dembeles dhe që tregon se Tirana nuk do të privohet nga shërbimet e tij.