Tirana kërkon të rikthejë ish-kapitenin, Tefik Osmani në bisedime me futbollistin (FOTO)

Largimi i Albano Aleksit ka krijuar hendek të madh në mesfushën e Tiranës. Të ndjerë të tradhëtuar nga mënyra e “divorcit” me fierakun, drejtuesit bardheblu kanë nisur menjëherë nga puna për të gjetur pasuesin e tij.

E në fakt bëhet fjalë për një emër të vjetër në kampionatin shqiptar. Burime të besueshme bëjnë me dije se drejtori sportiv Tefik Osmani ka takuar kokë më kokë Idi Bathën. Mësohet se gjirokastriti është njohur edhe me ofertën e bardhebluve.

Sa i përket termave financiarë gjithçka duket në rregull për ish kapitenin. Megjithatë dëshirë primare mbetet një aventurë jashtë vendit. Deri më tani Tirana është në “pole-position” për shërbimet e tij.

Pritet të shihet se çdo të ndodhë, teksa Idi Batha padyshim që do të kishte një rol të rëndësishëm jo vetëm në fushë, por edhe në aspektin psikologjik të 27-herë kampionëve të Shqipërisë.

Related posts

Komisioni

Grushti ndaj Osmanit dhe sherri me tifozët e Vllaznisë, Ilir Daja dhe Ardian Bardhi e pësojnë keq nga Komisioni i Disiplinës

Vllaznia

“Arenën do ta bëjmë Shkodër”, Alban Xhaferi karikon tifozët e Vllaznisë përpara finales me Egnatian

Shkëndija

VIDEO/ Festë shqiptarësh në Maqedoninë e Veriut, Shkëndija e Tetovës fiton titullin për herë të pestë