Tirana “rrëshqet” në mbrojtje, statistika shqetësuese pas 10 javësh kampionat

by KLIKOJE.AL

Tirana ka pësuar më shumë gola sesa çdo sezon tjetër pas dhjetë javësh në kampionat, duke regjistruar këtë 2025- 2026 plot 17 gola të pësuar dhe duke treguar një mbrojtje jashtëzakonisht të dobët krahasuar me vitet e kaluara. Në sezonin e kaluar 2024-2025, pas dhjetë javësh bardheblutë kishin pësuar vetëm 11 gola ndërsa në sezonin 2023-2024 numri i golave të pranuar ishte 16.

Mbrojtja e Tiranës ishte më solide në sezonet 2022-2023 dhe 2021-2022 ku pas dhjetë javësh ishin pranuar vetëm 8 gola ndërsa më parë në sezonin 2020-2021, Tirana kishte vetëm 6 gola të pësuar, duke treguar një performancë shumë më të fortë defensivisht. Edhe sezonin 2019-2020 bardheblutë pësuan 11 gola pas dhjetë javësh dhe kjo tregon se situata aktuale me 17 gola të pësuar është më e keqja në historinë e kampionateve të fundit. Këto shifra tregojnë qartë se Tirana ka nevojë urgjente për përmirësime në mbrojtje në mënyrë që të shmangë rënien nga pozicioni parafundit dhe të rikthehet në rrugën e stabilitetit në Superiore.

Një rekord historikisht i ulët për klubin kryeqytetas. Bardheblutë kanë pësuar shtatëmbëdhjetë gola në dhjetë ndeshje, duke regjistruar mbrojtjen më të dobët të kampionatit deri tani dhe golavarazhi negativ në minus nëntë tregon qartë se Tirana është ekipi që ka pësuar më shumë gola në këtë fazë të kampionatit, duke rrezikuar seriozisht pozicionin e saj. Në këto kushte statistikat negative harrohen vetëm ndaj Partizanit ku Tirana shënoi tre gola pa u mundur dhe fitoi pikët e vlefshme që mbeten jetike për shpresat e mbijetesës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.