Tirana i vë “drynin” mediave pas derbit, bardheblutë japin njoftimin e rëndësishëm

Barazimi në derbi i pak ditëve më parë, e ka lejuar Tiranën të mbajë vendin e parë me 2 pikë diferencë nga Partizani, kur kanë mbetur edhe 3 javë deri në fund të kampionatit.

Bardheblutë synojnë titullin e dytë radhazi kampion dhe duket se kërkojnë përqendrim për këto 3 javë, duke u larguar edhe nga vëmendja e mediave. Klubi bardheblu ka vendosur të mbyllë dyert deri në fund të kampionatit dhe të vetmet prononcime, do të jenë në ditën e konferencave zyrtare. Vetë klubi i Tiranës e ka konfirmuar diçka të tillë nëpërmjet një komunikate për mediat.

“Ju njoftojmë se KF Tirana do të jetë e mbyllur për mediat deri në perfundimin e kampionatit. Të vetmet prononcime do të bëhen në konferencat zyrtare për shtyp. Faleminderit”, shkruhej në njoftimin e klubit.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)