Plotësoi numrin e kartonëve në derbi, futbollisti i Partizanit mungon ndaj Vllaznisë (FOTO)

Partizani nuk do të ketë në dispozicion në ndeshjen ndaj Vllaznisë futbollistin Valentino Murataj. Mesfushori u ndëshkua me karton të verdhë në derbin e ditës së mërkurë në minutën e 63-të, pas një faulli pranë zonës.

Mesfushori ishte në kuotën e tre kartonëve të verdhë dhe ky në derbi ishte i katërti, çka përkthehet me mungesë ndaj Vllaznisë, të dielën në stadiumin “Arena e Demave” në orën 17:00.

Ashtu si derbi, edhe kjo ndaj Vllaznisë është sfidë vendimtare dhe një nga shanset e fundit për të fituar titullin. Mungesa e Muratajt shkakton një hendek në mesfushë.

Related posts

Largohet Sylvinho, prezantohet trajneri i ri i Kombëtares (EMRI)

Goditje në merkato, klubi ukrainas “rrëmben” protagonistin e Superiores (FOTO)

Sensacion në Final-Four, Dinamo sheh titullin, ja skenari që e shpall kampione